Surprise Me!

Ora News - Pacolli dhe qytetarë të tjerë nga Kosova në festimet e Vlorës

2018-11-28 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndodhet në Vlorë për ceremonitë zyrtaretë kremtimit të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai është nderuar gjithashtu me titullin akadamik, ?Doctor Honoris Causa? nga Universiteti ?Ismail Qemali? i Vlorës në një ceremoni që u zhvillua mesditën e sotme me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim.

Në një prononcim për mediat, Pacolli tha se është i nderuar për këtë vlerësim.

Behgjet Pacolli: Gjithë shqiptarëve kudo qofshin, urime 28 Nëtorin, dita e madhe, ditë feste, ditë e paqes për gjithë shqiptarët, ditë simbolike. Por edhe Vlora këtu vend pelegrinazhi. Titulli do të thotë shumë se e marr nga një Universitet i rëndësishëm dhe për ardhmërinë e vendit, veprat e tyre, kontributin e tyre në ekonominë moderne. Por këtë çmim e marr dhe në ditën e shenjtë, ditën e shqiptarëve, ditën e festës së madhe dhe për mua është një nder shumë shumë i madh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pacolli-dhe-qytetare-te-tjere-nga-kosova-ne-festimet-e-vlores

Buy Now on CodeCanyon