Pjesa e pare Dt28Nentor Adriana Hyska është gruaja që akuzohet për trafik fëmijësh nga bashkëjetuesi i saj, Asllan Patrioti me të cilin kishte një marrëdhënie 13-vjeçare.

Në rrëfimin e tij në ?Pa gjurmë?, Asllani ka treguar me detaje mënyrën se si e kishte takuar të dashurën e tij, si e mori në shtëpi që t?i shërbente gruas dhe deri në momentin që ajo erdhi në shtëpi me një foshnje.

Gjithçka sipas tij nis në momentin që ajo kërkon punë dhe ai e merr në zyrën e tij. Pasi nis marrëdhënia mes tyre, bashkëshortja e Asllanit sëmuret rëndë dhe ai merr në shtëpi të dashurën e tij, për t?i shërbyer gruas.

"Gruaja e mori vesh lidhjen. Por duke qënë se nuk fliste, thjesht më rrinte në distancë. I kërkova që të dilnim me qera dhe ajo e pranoi,"-tha Asllani.

Pas pak kohësh, ai i propozon Adrianës që të merrnin një shtëpi me qera, ku edhe do të jetonin bashkë, ndërsa ai do të kthehej çdo mëgjes në shtëpi tek bashkëshortja.

Dyshimet për Adrianën filluan pas 13 vitesh, pasi ai fliste fshehurazi në telefon, të cilin e mbante gjithmonë pas vetes.

"I gjeta mesazhe dhe fliste me shumë persona. Mi mohonte mesazhet. Një natë me kërkon të shkonte tek halla në Devoll. Unë po e përgjoja dhe ajo zbriti në Elbasan. Pas tre orësh shkoi në Devoll."