Surprise Me!

Ora News - Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, dëmtojnë pjesën rrethuese të projektit

2018-11-28 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Unazës së Re janë revoltuar gjatë protestës së pasdites së të mërkurës. Të shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së, ata kanë marshuar gjatë segmentit të Unazës, duke bllokuar trafikun dhe duke rrëzuar bordurat rrethuese të rrugës, të vëna nga kompania kontraktore për projektin e Unazës së Madhe.

Situata është ndjekur në distancë edhe nga policia.

Sakaq, Avokati i Popullit ka konfirmuar dhunimin e 18-vjeçarit Daniel Drobaj i cili u arrestua nga policia me akuzën se ka hedhur kapsollat që i këputën gishtat efektives së policisë Ina Nuku në protestën e banorëve të unazës tek parlamenti.

I riu është pyetur nga inspektorët e Avokatit të Popullit dhe ka dëshmuar se ndaj tij ka pasur dy episode dhune. I pari ka ndodhur pranë ish-selisë së PD-së menjëherë pas protestës tek parlamenti, ku i riu thotë se një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë.

Sipas Avokatit të Popullit, i riu pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek rruga e Kavajës ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drita-jemi-ne-banoreve-te-unazes-se-re-i-heqin-ndricimin

Buy Now on CodeCanyon