Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social ?Instagram? një video në të cilën shfaqet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke komentuar 29 nëntorin, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.<br /><br />Në video, Ademi dëgjohet teksa shprehet se dita e 29 nëntorit është një ditë e zezë për Shkodrën dhe ka qenë pikërisht komenti i saj që e ka bërë kryeministrin Rama të reagojë. Kreu i ekzekutivit e cilëson komentin e kryebashkiakes të Shkodrës si të pavend dhe tërësisht jashtë kontekstit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë.<br /><br />?Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë??, shkruan në nota sarkastike Rama, duke iu drejtuar edhe gafës së djeshme të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.