Largimi i reshjeve të shiut, i ka lënë radhën motit të ftohtë. Sinoptikanët thonë se temperaturat e ulëta do të kulmojnë në fundjavë.

Por java që vjen, e cila përkon edhe me ditët e para të Dhjetorit, do të sjellë sërish ndryshime të motit.

Sipas parashikimeve, muaji i parë i dimrit nuk pritet të na sjellë acar.

Ky dimër mendohet të jetë i ngjashëm me dimrin e shkuar, ku temperaturat ishin disa gradë mbi mesataren shumëvjeçare.

Tv Klan