Surprise Me!

Ora News - Rrëzimi i bordurave tek Unaza e Re, policia shoqëron 11 banorë të Astirit

2018-11-29 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrëzimi i bordurave të ARRSH-së në Unazën e Re gjatë protestës së mbrëmshme të banorëve të Astirit dhe djegia e koshave të mbeturinave nuk ka kaluar në heshtje.

Banorët e Astirit flasin për 11 të shoqëruar në polici. Lutfi Kastrati, pjesë e Kryesisë së banorëve, dha për Ora News dy emra.

Lutfi Kastrati: Gjatë ditës së sotme mendohet se ka pasur 11 të shoqëruar, por për momentin kam dy emra. Besim Çeku që është mbajtur në komisariatin numër 6 për disa orë, ndërsa Kujtim Ylli është në komisariatin numër 2. Atij i është plotësuar fletë-arresti për ta çuar në gjykatë me pretekstin protesta të paligjshme, shkatërrim të pronës publike, gjë që nuk është e vërtetë.

Ai tha se banorët e Unazës së Re janë të vendosur për të vazhduar protestat.

Lutfi Kastrati: Dhe sot e kemi në orën 5. Këtu në Unazën e Re punonjësit e Bashkisë kanë ditë që vazhdojnë punimet me prerjen e pemëve, heqjen e shtyllave. Kryesia e banorëve të Unazës së Re e ka parë të arsyeshme që të mos përfshihet në përplasje me punonjësit e bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrezimi-i-bordurave-tek-unaza-e-re-policia-shoqeron-banore-te-astirit

Buy Now on CodeCanyon