Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët janë populli më diskriminues në Europë kundrejt të varfërve. Sipas një raporti të Komisionit Europian vërehet se 33% e qytetarëve shqiptarë i përçmojnë njerëzit lidhur nga të ardhurat dhe statusi i punës. Ndërkohë që ky nivel është më i ulët në vendet e tjera të rajonit apo Europës.
Edhe pse shqiptarët janë një popull i varfër, ata janë më diskriminues ndaj personave me nivel të ulët të ardhurave.

Sipas një ankete të Komisionit Europian, rezulton se në Shqipëri 33% e qytetarëve janë përgjigjur se i shohin me përçmim njerëzit për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat.

Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit, niveli mbetet shumë i lartë.

Në Greqi, vetëm 17% e qytetarëve shprehen diskriminues, në Itali 12% Maqedoia 20%, ndërsa Mali i Zi vetëm 11%.

Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të ulët të paragjykimit ndaj personave të varfër janë Suedia, Austria, Gjermania dhe Spanja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-varferit-diskriminohen-shqiptaret-jane-me-paragjykuesit-ne-rajon-dhe-europe