Këto ndërtesa që po shemben i përkasin Ukë Idriz Çelkolajt nga Tropoja, i cili i kishte ngritur ato pa leje në zonën pritet të kalojë Unaza e Madhe. Dy ditë më parë, në takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj, ai tha publikisht se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit, ndërsa sot ka qenë i pranishëm në aksionin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

?I dhashë fjalën kryetarit si burrat dhe e mbajta fjalën. I prisha vetë këto dhe jam shumë i predispozuar që të zhvillohet Tirana, se po të jetë mirë Tirana do të jemi mirë ne të gjithë?.

Ai u bën apel edhe banorëve të tjerë të kësaj zone që të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të bashkëpunojnë në të mirë të zhvillimit të qytetit.

"S?kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e gjithë komunitetit dhe gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë sepse është e mirë e të gjithë neve?.

Por një pjesë e banorëve vazhdojnë të kundërshtojnë. Për veprimet e dhunshme të mbrëmjes së të mërkurës Komisariati i Policisë Nr.6 arrestoi 2 persona ndërsa 20 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale të manifestimit të paligjshëm, pengimi të qarkullimit, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë.