Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlora sikundër dhe shumë bashki të tjera nuk i ka dhënë zgjidhje ende menaxhimit të mbetjeve.

Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme problematikën e këtij qarku me mbeturinat.

Me ndarjen e re administrative janë rreth 30 fshatra që kanë mbetur pa pastrim.

Përveç Orikumit dhe Vlorës që e ka zgjidhur në njëfarë mënyrë çështjen e pastrimit me subjekte private, pjesa tjetër vazhdon të jetojë në pisllëk dhe mbetje.

Një tender i bërë nga Bashkia Vlorë për pastrimin ka mbetur në gjykatën e Vlorës.

Banori: Problem kryesor janë mbeturinat. Mirë tani është dimër. Para një jave i hoqën se ishte bërë mullar. Kur vjen behari nuk rri dot.

Banori: Turp i madh për ne, bashkinë.

Banorja: Nuk hapim dot penxheret.

Problematika pranohet edhe nga Administratori i njësisë Shushicë.

Birçe Aliraj: Ka pasur probleme me pastrimin. Problem shqetësues është se bashkia ka bërë një tender për të marrë pastrimin, i cili ka mbetur në gjykata. Derisa të zgjidhet do ketë probleme në disa fshatra.Do zgjidhet shpejt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-fshatrat-e-vlores-kapice-me-mbeturina-tenderi-pastrimin-ne-gjykate