Surprise Me!

Ora News - Aurela Gaçe mban publikun në ajër në sheshin "Skënderbej"

2018-11-30 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat nuk ishin favorizuese në kryeqytet, por diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ndezi skenën në sheshin "Skënderbej" duke mbajtur me qindra qytetarë në shesh, siç thotë ajo, në ajër.

Labja nga Vlora, me energji gati të mbinatyrshme, bëri edhe sot atë që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj.

Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.

Pjesë e shfaqes së saj herë pas here bëhej dhe publiku përmes komunikimit që vetëm ajo di ta bëjë, teksa lëshoi edhe një premtim për ta: "Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin".

Gaçe ishte pjesë e koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për "Natën e Bardhë".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/labja-mban-publikun-ne-ajer-ne-sheshin-skenderbej-ben-dhe-premtimin-e-madh?fbclid=IwAR3Ga9-87UYGPdp-_4GZW0P-8AlfRTU4lXFTfrfuyviVRYIwwJtxX2xvy8A

Buy Now on CodeCanyon