Familjet kuksiane e kanë pritur të ftohtin këtë dimër pa ngrohje. Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe reshjet e borës kanë qënë të vazhdueshme në pak oxhaqe të pallateve shikon të dalë tym.

Kjo pasi çmimi i drurëve të zjarrit është rritur ndjeshëm, me 3500 lek për metër kub nga 1800 lekë që ishte vitin e kaluar. Pamundësia për të siguruar tërë sasinë e nevojshme sipas banorëve i ka kushtëzuar ata për të ndezur sobën e ngrohjes.

Dimër shumë i vështirë. Punë s'ka, gjë s'ka s'kemi si ta kalojmë.

Banor i qytetit të Kukësit
Nuk jemi në gjendje të blejmë më shumë dru. Detyrohemi që t'i blejmë fshehatas.

Banori i qytetit të Kukësit
Kam marrë nja 3 metra dhe po i shpenzojmë me kursim.

Banor i qytetit të Kukësit
Tregetarët e druve të zjarrit,duke qenë të paliçensuar, nuk prononcohen në kamera, por shprehen se ky çmim i lartë i drurëve lidhet me koston e sigurimit, prerjes e transportit të lëndës drusore. Pavarsisht kërkesave në rritje, mungojnë njësitë e oirganizuara për sigurimin e tregëtimin e druve, çka do të ishte edhe një mundësi për shmangien e abuzimeve me çmimet në kurriz të qytetarëve.