KORÇË- Një automjet tip "Volkswagen Polo" i parkuar në rrugë pranë varrezavenë qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 30.11.2018, në orën 17:30, në lagjen nr 4, ka rënë zjarr në mjetin tip "Volkswagen Polo" të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E.Th, i cili është djegur pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.