Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës vijon të diskutohet gjerësisht, ndërsa pjesë e debatit janë bërë retorika e kryeministrit Rama, lidershipi i Thaçit në dialogun me Serbinë si dhe produkti që sjellin takimet e tilla. Analistët kryesisht kanë qenë kritikë ndaj shefit të ekzekutivit Rama, duke vënë në shënjeshtër deklaratat e tij në raport me kundërshtuesit e idesë së korrigjimit të kufijve.
"What the fuck" do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian.

Gjuha e kryeminsitrit Rama, gjatë konferecës për mediat me homologun Haradinaj ka ngjallur zemerim mes analistëve kosovare.

"A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal, pa folur me kapadaillëk, pa e polarizuar shoqërinë kosovare dhe pa manipuluar faktet e historisë më të re të Kosovës? A mund të dalë para gazetarëve pa i ofenduar e pa i etiketuar", pyet publicisti Enver Robelli.
Në komentin e tij, Robelli shkruan se Rama tregoi se për të më të rëndësishme janë lojërat populiste rajonale se qeverisja me duar të pastra në Shqipëri, duke u sjellë në Kosovë jo si mysafir, por si keqpërdorues i mikpritjes.

"Me epitetin e gomarit, Rama i etiketoi të gjithë që nuk mendojnë si ai, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e Kosovës.?

Nga ana tjetër, më i ashpër ka qenë Mehmet Kraja, i cili e cilëson Ramën një mjeshtër të propagandës, një dizajner me biografi të manipuluar artistike, një monstër që do të hajë fëmijët e vet.

Kraja shpreh keqardhjen që deri më sot mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk kanë prodhuar ndonjë efekt real kombëtar dhe se ky marketing i çmendur i Ramës është vetë keqqeverisja e manipuluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/analistet-vene-ne-peshore-qendrimet-e-rames-thacit-dhe-haradinajt