Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrugët e fshatit Arrëz dëshmojnë mungesën e investimeve prej dekadash.

Në fashtin që ndodhet vetëm 16 kilometra larg qytetit të Bilishtit shtëpitë mbahen në këmbë vetëm nga të moshuarit pasi më të rinjtë janë larguar për kushte më të mira jetese.

"Ka 30 vite nuk ka njerëz në këtë fshat.Që kur është prishur sistemi dhe deri më sot nuk kemi parë asnjë ndihmë nga qeveria" thonë banorët

Banoret e mbetur thonë se jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike dhe të ardhurat i nxjerrin përmes bujqësisë dhe blegtorisë.

"Kush mban 5 dhi, kush një lopë. Mali u pre, nuk ma më dru" thonë banorët.

Shtetit, të cilit i kanë besuar votën, i bëjnë apel për më shumë vëmendje ndaj fshatit të tyre dhe investime në infrastrukturë.

"Të na bëjnë rrugën. Mëshira e fatit dhe mëshira e Zotit. Kush të ketë ditë të rrojë të tjerët të vdesin" thonë banorët.
Arrëza ndodhet në listën e programit të qeverisë "100 fshatrat" ç`ka iu jep shpresë banorëve për zhvillimin e fshatit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-arrez-ku-te-moshuarit-shohin-me-syte-nga-zoti-se-shteti-i-ka-braktisur