Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në terren ndaj subjekteve që tregtojnë kapsolla dhe fishekzjarre. Gjatë këtyre ditëve, duke marrë shkas nga plagosja me kapsollë e efektives Ina Nuka, janë kontrolluar 1136 subjekte si dhe tregje të shumicës. <br />Në total janë sekuestruar 1130 materiale piroteknike, konkretisht 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. <br /><br />Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve konform ligjit.
