Surprise Me!

Bojkoti i opozitës, Mediu thirrje Bashës për të reflektuar: Ka ardhur koha për analizë

2018-12-02 0 Dailymotion

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi reflektim nga opozita në raport me qëndrimin për bojkotin e Kuvendit. Mediu u shpreh gjatë fjalës së tij para anëtarëve të partisë se ka ardhur koha që opozita të bëjë një analizë, pasi politika sipas tij është mundësia e vetme për të shmangur të keqen.<br /><br />?Ka ardhur koha të bëjmë një analizë të qartë të veprimit dhe të mos veprimit, të qasjes parlamentare, marrëdhënieve me qytetarët dhe ndërkombëtarët. Politika është mundësia e vetme për të shmangur të keqen për kriza të tjera të padëshirueshme. Gjithashtu duhet një sistem votimi i hapur për të rigjalluar opozitën? deklaroi Mediu.<br /><br />Duke folur për protestën e Unazës së Re, Mediu kërkoi nga qeveria që banorët të dëmshpërblehen të gjithë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ua premtoi një gjë të tillë.

Buy Now on CodeCanyon