Sektori i biznesit në Maqedoni mund të marrë goditje nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian apo procesi i njohur si Brexit. Megjithatë kostoja ndaj marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve do të varet nga pakti i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga familja e madhe evropiane respektivisht nëse do të mbeten në lojë rregullat e vjetra për tregti të lirë. Nëse dështon marrëveshja që u arrit mes Britanisë dhe BE-së, biznesmenët druajnë se pasojat do të ishin shumë serioze pikërisht për shkak të uljes së eksportit.
