Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët kërkojnë të mos dënohen me burg për gabimet mjekësore gjatë procesit të punës. Fakulteti i Mjekësisë dhe Urdhri i Mjekut ripërsërisin një kërkesë të bërë prej një viti e gjysmë, në të cilën kërkojnë që të hiqet dënimi me burg për gabimet mjekësore. Sipas tyre, kjo është edhe një ndër arsyet kryesore, se përse mjekët largohen nga vendi.

Gabimet mjekësore nuk duhet të konsiderohen vepra penale. Kjo është kërkesa që vjen nga bluzat e bardha dhe urdhrat e profesionistëve.

Pas disa diskutimeve ata kanë hartuar një propozim për amendim të kodit penal, duke kërkuar të hiqet ndëshkimi me burg.

Arben Gjata: Gabimet mjekësore janë gabime mjekësore që mund të ndodhin siç ndodhin në jetën e përditshme, çdo njeri që mund të bëjë gabime në punë. Por këto duhet të depenalizohen, ky ka qenë propozimi që e kemi ngritur që para një viti e gjysmë.

Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, arrestimet e mjekëve humbasin edhe më tepër besimin e pacientit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-kerkojne-te-mos-denohen-me-burg-gabimet-mjekesore