Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka sekuestruar në Fier, Lushnje, Divjakë dhe Ballsh 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Sekuestrimi i tyre u bë në vijim të kontrolleve në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

"Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri, sqaron policia.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-sekuestrohen-210-kapsolla-dhe-410-fishekzjarre