Në vijim të kontrollit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsolleve dhe lëndëve piroteknike, në dyqane dhe pika shumicash policia ka ushtuar kontrolle të subjekteve të ndryshme, në disa qytete.

Mësohet se gjatë aksionit të kontrollit të ushtruar në disa qytete të Fierit, Lushnjës, Divjakës dhe Ballshit në njoftimin e saj policia bën të ditur se janë kontrolluar rreth 65 subjekte të ndryshme, ku janë përfshirë dyqane, supermarkete dhe pika shumicash.

Ndërkohë në njoftim thuhet se gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Në fund policia bën të ditur se do të vijojë aksioni i kontrollit për të garantuar elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.