Të gjithë deputetët e maxhorancës të pranishëm në seancë dhanë votën pro projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për 2019.

Në diskutimin nen për nen të buxhetit pati pak amendime. Mes tyre ishte ai për parashikimin e një fondi për të jetësuar propozimin që kryeministri bëri në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ne Pejë, për hartimin e një dokumenti analitik për bashkimin e shqiptarëve në 2025.

Pavarësisht debatit të zhvilluar brenda maxhorancës në paketën fiskale të vitit të ardhshëm nuk u përfshi propozimi për të shtrirjen e pragut të përjashtimit të pagave nga tatimi i të ardhurave personale deri në 40 mijë lekë. Kërkesa e ardhur nga Erion Braçe u mbështet vetëm nga 5 deputetë. Kryeministri kujton se përveç mundësive të reduktuara dhe marrëveshjen me FMN.

?Të mos harrojmë se FMN na kërkon ta nisim tatimin në 150 mijë lekë, megjithatë ne jemi qeveri qe taksojmë më shumë të pasurit që këta i cilësojnë si oligarkë. Ne s?jemi armiqtë e atyre që fitojnë me shumë, mos e harroni problemi mbetet tek zbutja e varfërisë.?

Po ashtu u hodh poshtë propozimi i Braçes për rritjen tatimit të fitimin në 30 për qind për lojërat e fatit, aktivitet qe pas 1 Janarit do të mund të zhvillohet vetëm në hotele me 5 yje.

?S?mund të marrim vendim për një gjë që nuk ekziston. Aktualisht s?kemi asnjë hotel me 5 yje.?

Vetë kryeministri vlerëson debatin e brendshëm për dokumentin me të rëndësishëm vjetor të një qeverie siç është buxheti. Ai rendit disa iniciativa të parashikuara në këtë buxhet që do të lehtësojnë bizneset, qytetarët dhe fermerët.

Një nga ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale është dhe përjashtimi nga TVSH ?ja e imputeve bujqësore dhe ulja ne 6 % e TVSH për librat si dhe për reklamat në media. Opozita mungoi, ashtu si në diskutimet e buxhetit dhe paketës fiskale nepër komisione.