?Kam një Opel Zafira, është e vitit 2007. Kam që në muajin Maj këtu dhe erdha për zhdoganimin. Na thonë që në datën 2 ka hyrë në fuqi një ligj që nuk e lejon zhdoganimin?, tha Masimo.

Edhe pse makina e këtij shtetasi është futur në territorin e Shqipërisë që prej muajit Maj të këtij viti, ajo nuk mund të zhdoganohet nga agjentët doganorë. Shkak është bërë vendimi i këshillit të Ministrave për të mos lejuar importin e automjeteve me mbi 10 vite prodhim pas datës 2 Dhjetor 2018.

?Shumë mjete kanë hyrë përpara miratimit të këtij vendimi dhe sot më vijnë në zyrë dhe nuk u përgjigjëm dot për kryerjen e doganës. Për të paktën 3 qytetarë nuk kam vepruar dot. Një nga qytetarët e ka makinën të 2002 dhe ka hyrë në Qershor të 2018-ës dhe unë nuk i kryej dot procedurën e zhdoganimit?, tha Afërdita Kraja, agjente doganore.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor na thonë se VKM nuk ka bërë përjashtim, prandaj dhe këto automjete nuk mund të zhdoganohen.

?Doganat nuk mund të zhdoganojnë mjete më shumë se dhjetë vjet, kjo është detyrë e drejtorisë së doganave?, tha Fiqiri Midha, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve.

Në vendin tonë rezultojnë në qarkullim rreth 490 mijë mjete që janë me mbi 10 vite prodhim. Vetëm dy muajt e fundit pas bërjes publike të vendimit për ndalimin e automjeteve të përdorura, në DSHPRR janë regjistruar 7727 automjete. Ndërkohë automjetet, të cilat tashmë kanë hyrë në territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit të targave, kanë afat deri në 1 Mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme, pas kësaj date nuk do mund të regjistrohen.

Tv Klan