Surprise Me!

Politika vijon gafat ‘patriotike’, Spiropali: Shqiponja me dy krena në fushë të zezë

2018-12-03 3 Dailymotion

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Ditën e sotme në seancën parlamentare ka mbajtur fjalën edhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Teksa shprehej se për të siguruar një zhvillim ekonomik është e nevojshme bashkimi i shqiptarëve, Spiropali u ndal të fliste dhe për flamurin tonë kombëtar.

Pikërisht në këtë moment deputetja bëri një gafë duke ngatërruar ngjyrat e simbolit kombëtar, duke u shprehur se shqiponja dykrenare ndodhej në një fushë të zezë. Kur në fakt flamuri ynë ka fushë të kuqe dhe në mes të tij ndodhet shqiponja dykrenare me ngjyrë të zezë.

?Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona,?- u shpreh Spiropali.

Buy Now on CodeCanyon