Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "360 Gradë" në Ora News e konsideron si gabim historik qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Pjesë nga biseda:

Nesho: Të na thotë SHBA-të dhe fuqitë e tjera perëndimore që ta bëjmë bashkimin, t'i vëmë zjarrin dhe ta bëjmë që nesër. Kush nuk na e do këtë gjë. Por të na e propozojë një projekt Vuçiç për të bërë Serbinë e madhe, kjo është shumë e dyshimtë.

Nëse ne gënjehemi nga retorika kur plani është i Serbisë dhe Rusisë për të dalë dhe për të bërë projektin e tyre në Ballkan, atëherë kjo ka një pikëpyetje të madhe. Plani i Rusisë ka qenë të bëhet një zgjidhje e re gjeopolitike në Ballkan. Kroacia e madhe, Serbia e madhe. E di çfarë thonë në Uashington? Fatkeqësia më e madhe që shqiptarët vetëserviren me një projekt të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nesho-plani-shkembimin-e-kufijve-i-serbise-dhe-rusise-gabim-fatal-i-politikaneve-shqiptare