Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar si lajm të keq reagimin e Kosovës pas vizitës së komisionerit të BE-së, Johannes Hahn. Ai ka thënë se gjatë takimit e ka njoftuar Hahn për dëmin që mund të sjellin vendimet e Kosovës. Një takim gati sa i fshehtë në Serbi ka bërë që Presidenti serb të presë reagimet së pari nga Kosova. Ditë të vështira ka parashikuar në të ardhmen.

"Të mendojnë pesë herë para se të na çojnë tek një katastrofë e përgjithshme. Kjo sot tregon se shqiptarët gjithmonë kanë pritur vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës pas ndikimit ndërkombëtarë. Ne nuk duam ta njohim pavarësinë e Kosovës pavarësisht çfarëdo presioni. Do të mundohemi që pasojat t'i bartim ne si politikanë dhe jo populli".

Vuçiç njoftoi se kësaj jave për shkak të krizës në Paris, presidenti francez ka anuluar vizitën e tij. Ndërkombëtarët janë duke mbështetur Kosovën dhe ka thënë se ushtria e Kosovës është një plan kundër mundësisë për marrëveshje.

"Asnjë serb nuk do të jetë në institucionet e Prishtinës. Por, nëse policët tanë nuk qëndrojnë në veri do të ishte një katastrofë. I kemi lutur të rrinë që ta ruajmë paqen. Kemi punë me njerëz që të zemëruar marrin vendime për taksën dhe ushtrinë. Asnjë dokument, përfshirë ligjet e Kosovës, nuk i jep të drejtë për formimin e ushtrisë".

Vuçiç theksoi se Kosova i bën më pak së 1% dëm ekonomisë serbe, por qëllimi është spastrimi etknik.