Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa muaj pas grabitjes së zyrave të prokurorisë hajdutët arritën të vjedhin edhe arkën e gjobave pranë policisë së këtij qyteti.

Ndryshe nga hera e parë, ku hajdutët vodhën dokumente këtë herë vodhën një shumë prej 20 mijë lekësh.

Dy persona të maskuar arritën të hynin në ambientet e brendshme të zyrës ngjitur me godinën e Drejtorisë së policisë së qarkut Durrës.

Policia e Durrësit informon se ka arrestuar si autorë të dyshuar, Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja" dhe Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës

"Shtetasit e mësipërm në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra)" informon policia e Durrësit.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autorë edhe të dy grabitjeve të tjera

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

? një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;
?dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e shtetases A.Ç.
? doreza, pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim " parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitet-zyra-e-qarkullimit-rrugor-ne-drejtorine-e-policise-se-durresit