Kanë vijuar edhe këtë të martë shembjen e ndërtimeve që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Kjo është ndërtesa e 14 që shembet nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ndërmarrje të tjera të Bashkisë së Tiranës, pasi dakordësisë së pronarit.

Por jo të gjithë banorët kanë pranuar vullnetarisht të shpërngulen për t?i hapur rrugën shembjes së ndërtimeve të tyre.

Pronarët e këtij ndërtimi në zonën e Laprakës, një tjetër segment ky ku do të shtrihet projekti i Unazës janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë shembjen.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të nxjerrë dy bashkëshortë të ngujuar, që nuk pranonin të largoheshin nga banesa, që e kishin lëshuar me qira.

Në mbështetje të atyre që kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve kanë dalë sërish deputetë të Partisë Demokratike.

Tv Klan