Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej shumë vitesh, Ilia Duka dhe bashkëshortja e tij, Maria, e kanë kthyer në një traditë të bukur shëtitjen në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Në 75-vjetorin e lindjes, vajza e tij, Blerina, vendosi që ta përjetësojë këtë kujtim me mbjelljen e tre fidanëve në një nga shtigjet ku Ilia dhe Maria shëtisin çdo ditë.

Surprizës së bukur iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj: Nuk besoj se kishte mënyrë më të mirë se kjo për t?i dhuruar tre pemë parkut tonë, në një rrugë të cilën Ilia dhe Maria e përshkojnë çdo ditë në ajër të pastër.

Kryebashkiaku kujtoi që kjo zonë është pastruar nga të gjitha ndërtimet pa leje që kishin zaptuar territorin dhe nënvizoi se pavarësisht se ishte një vendim i vështirë, falë kësaj nisme, Parku i Liqenit është më i bukur e shfrytëzohet nga të gjithë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cifti-i-moshuar-perjetesojne-dashurine-e-tyre-me-mbjelljen-e-pemeve-te-liqeni