KORÇË - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ka qenë një automjet tip ''Benz'' me drejtues shtetasin Sotir Nikolla, 63 vjeç që ka përplasur për vdekje dy persona, burrë dhe grua në fshatin Pocestë.

Report Tv mëson se këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët. Edhe pse janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq
Informacion paraprak.

Më datë 04.12.2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.