Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e "jelekëve të verdhë" në Francë ishte në fokus të analizës së sotme të emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Prej rreth tre javë e gjysmë, nga data 17 nëntor dhe befasisht Franca një shtet stabil mund të quhet, u përfshi nga protesta të dhunshme që sipas standardeve të vendeve të tjera si Shqipëria do të kishin sjellë patjetër të vdekur nga ana e protestuesve, por ndoshta dhe policisë.

Vetëm protestat ukrainase ishin më të ashpra, patën dhe shumë të vdekur. Në Greqi janë jo kaq të përhapura. Ndërsa në Francë ishin shumë të përhapura, edhe në fshat.

Pse një shtet kaq stabil dhe i fortë si Franca toleron protesta kaq të dhunshme qytetare?Nuk u ka shkuar mendja ti quajnë vandalë siç bënte ambasadorja Vlahutin kur në një protestë të opozitës mori flakë një bunker.

Arsyeja për të cilën u mbajtën protestat nuk duket të jetë aq e justifikuar. Çmimi i karburanteve u rrit në Francë si pasojë e rritjes në tregjet botërore.1/3 e rritjes ka ardhur si pasojë e asaj taksës ekologjike që po vendos Macron për të përmirësuar cilësinë e ajrit të Parisit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-shteti-francez-lejon-kaq-shume-dhune-qytetare