Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vodafone shënon një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë.

Gjatë eventit të organizuar në zyrat qëndrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë Gigabit.

Gjiknuri: ?Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike ".

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, tha se rrjeti Gigabit do të revolucionizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vodafone-albania-prezanton-rrjetin-gigabit