Surprise Me!

Rënia e gurëve rrezik kalimi në aksin Lezhë-Rubik, rrëshqitja e tyre 'kërcënon' edhe disa banesa

2018-12-04 1 Dailymotion

Kalimi në rrugën nacionale Lezhë-Rubik pranë fshatit Pllanë, është mjaft i frikshëm.Gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga shpati i malit në rrugë, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes. Ndërsa të tjerë, rrezikojnë të bien.

Gurët në rrugë kanë rënë prej më shumë se 10 ditësh dhe askush nuk ka marrë masa për largimin e tyre. Kalimtarët thonë se rreziku është i dukshëm, pasi shumë shkëmbinj janë shkëputur dhe shumë të tjerë kanë tendencën për të rënë. Ata kërkojnë që të merren masa për frenimin e këtij fenomeni mjaft shqetësues për jetën e tyre.

"Problem është sepse rruga është e ngushtë dhe gurët vazhdojnë të bien gjatë. Është frikë se po vazhdojnë edhe të tjerë të shemben", u shpreh njëri prej kalimtarëve. "Janë shembur gurët nga mali në asfalt. Kemi kontaktuar edhe policët e Lezhës dhe ata s'kanë bërë asgjë për këtë punë. Gurët kanë 20 ditë që kanë rënë", u shpreh një tjetër.

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve rrezikon dhe shumë banesa që ndodhen pranë rrugës kryesore, ndaj dhe apelohet për ndërhyrje. E kontaktuar për këtë çështje, Bashkia Lezhë bën me dije se kjo rrugë është në vartësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster tashmë duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve nga rruga, por edhe për të frenuar fenomenin.

Buy Now on CodeCanyon