Një problem i ri mes Kosovës dhe Serbisë. Formimi i ushtrisë është pritur me reagime alarmuese në kryeqytetin serb. Beogradi kishte reaguar kundër pjesëmarrjes së serbëve në forcat e sigurisë së Kosovës. Presidenti Alleksandar Vuçiç tha se nuk e di çfarë do të ndodh me 15 Dhjetor, një ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës. Analisti Aleksandar Radiç thotë se për Serbinë, kjo do të kapërdihet rëndë. Palët në proces nuk do të duhej të pengojnë njëra-tjetrën.

"Është një sfidë politike dhe e sigurisë për Serbinë dhe do të jetë një goditje e fuqishme pasi vërteton edhe një element të shtetësisë. Por, nuk pajtohem me paranoiakët që shohin se do të rrënohet siguria për shkak të vendimeve të Kuvendit të Kosovës".

Për ekspertin serb, transformimi nuk paraqet rrezik. Por, sigurisht do të ngrihet vendimi dhe transformimi do të zgjatet.

"KFOR-i kontrollon territorin e Kosovës dhe jo forca të tjera. Këtë nuk mund ta bëj as ushtria e Kosovës dhe as ajo e Serbisë. Spekulimet nëpër ballina gazetash se ushtria e Serbisë do të futej në veri të Kosovës futet tek fusha e fantashkencës politike pasi kjo do të ishte konflikt i hapur me botën e civilizuar perëndimore".

Serbia pritet të kërkoj mbledhje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Presidenti Vuçiç takoi ambasadorët rus e kinez, kurse atij amerikan i kërkoi t?ia tërheq vëmendjen Prishtinës. Tensionet u shtuan pasi policia e Kosovës ktheu në kufi basketbollistët e Partizanit që pas atyre të Crvena Zvezdës ishin nisur për t?iu bashkuar protestave dhe për të luajtur miqësore kundër me Trepçën e veriut në Leposaviç.

Tv Klan