Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Thatësira disa mujore që ka përfshirë rajonin e Kukësit ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës.

Reshjet e shiut të pak ditëve më parë nuk dhanë efekte në rritjen e prurjeve që arrijnë në 35 metër kub ujë në sekondë.

Niveli i liqenit, përllogaritet nën 270 metra që është kuota kritike dhe për ekspertët e mjedisit tashmë është i pashfrytëzueshëm.

Ambientalist: "Liqeni është i pashfrytëzueshëm nga KESH. Gjithashu nuk është i shfrytëzueshëm nga ana turistike apo nga ana biologjike."

KESH nga ana tjetër se prodhimi i energjisë në Hecin e Fierzës vijon, por të dhënat zyrtare nuk bëhen të ditura.

OSHEE nga ana tjetër bëri me dije pak kohë më parë se do të shpenzojë 35.3 milionë euro për blerje energjie për muajin dhjetor.

Energjia e kërkuar do të sigurohet nga 7 kompani me çmime që variojnë nga 57 euro deri 94 euro për megavat pasi veç Shqipërisë, i gjithë rajoni duket se është prekur nga thatësira e tejzgjatur.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/article/fierza-nen-kuoten-kritike-ambientalistet-japin-alarmin