Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe sot studentët kanë dalë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Por ndryshe nga dita e djeshme, protesta e Universitetit të Tiranës është përhapur edhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës.

"Bojkoti do të vazhdojë derisa të na jepet zgjidhje", tha një student në protestë.

Me thirrjet "Ulni tarifat" studentët marshojnë drejt ministrisë së Arsimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-serish-ne-proteste-bojkotojne-mesimin