Ministria e Arsimit ka pranuar të enjten kërkesën kryesore të studentëve që po protestojnë në disa rrethe të vendit për heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura.

?Do të hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm?, tha Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një dalje për mediat.

?Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës?, tha Nikolla.

Por anulimi i vendimit të qeverise për sa i takon pagesës për kredite në lëndët e mbartura, nuk e ka shpërndare protestën. Studentet shtuan kërkesa të tjera, për arsim falas.

Tarifat vjetore në universitete, thonë ata, janë të papërballueshme prej tyre.

Ministria Nikolla mblodhi edhe njëherë dekanët e rekotorët që të sqarojnë studentet se ulja e tarifave nuk është kopetencë e tyre.

Protestës së iniciuar nga studentët e arkitekturës dhe urbanistikës i janë bashkuar të gjitha universitetet.

Studentet protestuan po ashtu edhe në Elbasan, Korçë e Durrës, me paralajmërimin për të vijuar bojkotin e mësimit dhe vazhdimin e protestës.

Tv Klan