Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat ku mësohet se drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B ku për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi Arsen Çela.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i automjetit shetasi me inicialet V.B. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit", automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës "Honda".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit "Honda" me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.