Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendësministrja e Arsimit Besa Shahini dhe pedagogu Arlind Qorri debatuan mes tyre në studion e lajmeve të Ora News mbi koston reale të studimit.

Sipas Shahinit, barra kryesore bie mbi taksapaguesit mbi 70% të financimit, por Qorri tha se në Universitetin e Tiranës 65% e paguajnë studentët.

Shahini: Barra e çmimit të studimit nuk u bie familjeve shqiptare por taksapaguesve, deri në 70%.

Qorri: Nuk është e vërtetë. Në Universitetin e Tiranës 65% të tarifave e paguajnë studentët. Kjo është arsyeja pse në Bordin e Administrimit, Universiteti i Tiranës ka katër përfaqësues dhe qeveria tre, sepse sipas logjikës së qeverisë kush paguan kontrollon dhe Bordet e Administrimit.

Në lidhje me skype ndërhyri dhe Profesori Artan Fuga. Duke i cilësuar Bordet e Administrimit të Universiteteve ilegjitime, ai tha se është kundër kërkesës së studentëve për tu përfaqësuar në to.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shahini-dhe-qorri-perplasen-tarifat-fuga-kunder-studenteve-bordet