TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video live në rubrikën "Përgjigjia ime" ka reaguar lidhur me protestën e studentëve që prej ditësh vijon para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në fjalën e tij, Rama i bëri thirrje studentëve që të zhvillojnë një takim me përfaqësues së tyre duke u shprehur se vetëm zyra është e tij por pushteteti i saj është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

I pres t'i takoj sy më sy ballë për ballë studentët, por pa drejtues e pa pedagog. Zgjidhini ju përfaqësuesit. Dua t'ju takoj. Kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë.

Edi Rama, kryeministër
Studentët prej katër ditësh kanë bojkotuar mësimin për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë nga Elbasani, Durrësi dhe Shkodra. Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave: pe?rgjysmim i tarife?s se? studimit, pe?rmirësimi i kushteve te? konvikteve dhe që bordi i Administrimit te? kete? nume?r te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar nje? pe?rfaqe?sues nga studentët në bord. Pika e katërt për tarifën e krediteve për përsëritësit u shfuqizua dje nga qeveria, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (LEXO KËTU), por pavarësisht këtij fakti ata vijojnë protestën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një përshëndetje studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të keni vullnetin për të dialoguar. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik nga plumbat apo hakmarrjes politike. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj.

Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues, jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin me respekt dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale.

Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t?i dëgjoj dhe t?i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë.