Surprise Me!

Kuvendi hedh shortin per KED

2018-12-07 8 Dailymotion

Kuvendi hodhi shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të ri të këshillit të emërimeve në drejtësi pasi Presidenti hoqi dorë nga kjo e drejtë kushtetuese duke deklaruar se ka një vakum ligjor. Për opozitën qe u përfaqësua me Oerd Bylykbashin Kuvendi po shkel kushtetutën me këtë akt.  Argumentet që solli Bylykbashi janë ato të kreut të shtetit.

Arsye përse maxhoranca po rishkel Kushtetutën siç bëri për 2 vite radhazi duke shortuar anëtarët e KED është kapja e Gjykatës Kushtetuese, anëtaret e të cilës ashtu si dhe organeve të tjera të reja të drejtësisë duhet të zgjidhen nga kjo strukturë që rinovohet çdo vit.

Për Gjykatën Kushtetuese u zgjodhën vetëm 2 anëtare aq sa dhe kërkohej në ligj, anëtaret e saj të vetëm që janë aktualisht në detyrë kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha. Kjo e fundit është propozuar nga Presidenti për postin e kryetares së KLSH. Por me zgjedhjen e sotme në KED, mazhoranca pritet ta rrëzoje kandidaturën e saj, siç ka lënë të kuptohet dhe kryeministri kur deklaroi se për shumicën, organet e reja të drejtësisë dhe reforma në drejtësi janë shumë të rëndësishme.

Për Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokurorinë e gjykatave të apelit nuk u hodh shorti pasi kishte vetëm nga një kandidate: vetë Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku dhe Fatjona Memcaj, ndërsa nga Prokuroria nuk ishin sjellë kandidatë.

Për Gjykatën e Larte u zgjodhën 2 anëtarë të 2 kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Për të gjitha këto përzgjedhje opozita pretendon se po shkelet çdo procedure ligjore. Në përfundim u zgjodhën 8 anëtarë të përhershëm nga 9 që kërkohet nga ligji si dhe 3 të tjerë zëvendësues. Korumi i kërkuar për vendimmarrje në këtë organ është 5 vota. Pas përzgjedhjes se KED, brenda javës së ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet dhe për KLP dhe KLGJ. Mungesa e këtyre tre organeve të reja kushtetuese e kishte bërë të pamundur deri me tani zbatimin e reformës në drejtësi, të miratuar me konsensus në Korrikun e 2016.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

Vitore Tusha                           Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
Bashkim Dedja                       Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Ardian Dvorani                       Gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Arta Marku                             Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme
Fatri Islamaj                            Gjyqtar nga gjykatat e apelit
Margarita Buhali                     Gjyqtare nga gjykatat e apelit
Fatjona Memçaj                      Prokurore pranë gjykatave të apelit
Eriol Roshi                             Gjyqtar nga gjykatat administrative
Anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Medi Bici                                Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Gurali Brahimllari                   Gjyqtar nga gjykatat e apelit

Klodiana Veizi (Mema)          Gjyqtare nga gjykatat administrative

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon