Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e katërt të protestës, studentët e universiteteve të rretheve iu bashkuan tubimit masiv para Ministrisë së Arsimit!

Studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani qëndruan pak në Elbasan. Fillimisht u grumbulluan para Korpusit, bënë një marshim në qytet dhe nga konviktet u nisën drejt Kryeqytetit.

Studentët e Durrësit ndërkohë, u bashkuan direkt me protestën në Tiranë!

Për studentët e Shkodrës ishte dita e dytë e protestës, dhe në mbështetje të hapur kishin vetëm një pedagog.

Arben Prendi hodhi akuza ndaj ministrisë për mesataren në universitet dhe apeloi që pa një marrëveshje të shkruar, të rinjtë të mos ndalin protestën.

Arben Prendi: Vazhdoni protestën tuaj deri në plotësimin e kërkesave, të cilat duhet të finalizohen me marrëveshje.

Studentë dhe pedagogë të Universitetit Ismail Qemali në Vlorë denoncuan në media, presione nga ana e rektoratit kundër protestës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentet-e-rretheve-drejt-tiranes-dhe-tubime-ne-universitete