Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes shumë diskutimeve, studentët e kanë mbyllur protestën për këtë të premte në orën 16:30, duke paralajmëruar se do të dalin sërish nesër. Megjithatë një pjesë e vogël vijon të qëndrojë para Ministrisë.

Ata qëndruan për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje.

Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentë do të nisë nga Korpusi në orë 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

"U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne".

Ata kërkuan nga politika të qëndrojë larg tyre nesër.

Ashtu si ditët e tjera, studentët nuk ikën pa pastruar mbeturinat e mbetura pas protestës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/beteja-vazhdon-serish-neser-studentet-publikojne-axhenden-e-protestes