Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tarifat që paguajnë studentët shqiptarë në sistemin publik janë rritur dy-fish krahasuar me 5 vite më parë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania rezulton se krahasuar me vitin akademik 2010-2011, tarifat në vitin akademik 2015-2016 janë rritur mesatarisht me 10 000 lekë.

Rritjen më të lartë në vlerë absolute e ka pësuar tarifa për Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në programin "Menaxhim agrobiznesi" dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, me rreth 19 500 lekë.

Po ashtu rritje ka shënuar edhe Fakulteti i Shkencave Pyjore në programin "Mbarështim pyjesh" me 14 670 lekë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Fakultetet e Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Farmacisë.

Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim të tarifave në universitet e rretheve konstatohet se rritja e tarifave ka qenë më e moderuar.

Sipas Open data Albania Universiteti "IsmailQemali", i Vlorës ka pasur rritjen më të vogël të tarifave me vetëm 5. 692 lekë.

Studentët që paguajnë më shumë aktualisht janë ata të Universitetit të Mjekësisë, konkretisht për degët Mjekësi Dentare, Farmaci dhe Mjekësi me 45 000 lekë/vit.

Kjo renditje ndiqet nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Universiteti i Arteve të cilat kanë tarifa që arrijnë në 40 000 lekë/vit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tarifat-e-studenteve-gati-dyfish-me-te-larta-krahasuar-me-5-vite-me-pare