Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen "Isa Boletini" të qytetit të Vlorës, ku një 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë. Ndërhyrja në kohë e policisë, ka bërë të mundur shpëtimin e fëmijëve.

Gjithçka ka ndodhur kur Zguri Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do t'i vriste ata dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë. 40 vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Në sytë e gruas, ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t'u vërë zjarri. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i neutralizuar ata.

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe nëna e 40 vjeçarit e cila ka kërkuar të marr fëmijët ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-rende-ne-vlore-babai-u-hedh-benzine-femijeve-te-mitur-ti-djegur