Surprise Me!

Vdekja e foshnjes te materniteti 'Koço Gliozheni’, procedohen penalisht 3 mjekë

2018-12-09 1 Dailymotion

TIRANË- Pas vdekjes së foshnjës tek materniteti i ri ''Koço Gliozheni? procedohen penalisht tre mjekë. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se bluzat e bardha akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.

Mjekët dyshohet se nuk i kanë ofruar ndihmën e duhur një nëne nga Saranda e cila ishte në regjim spitalor në këtë maternitet prej tre ditësh.

Nëna nga Saranda ka lindur tre ditë më parë foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në të njëjtin maternitet. Ajo ndodhej nën kujdesin e mjekëve por pas disa komplikacioneve, iu nënshtrua një operacioni.

Fillimisht ka qenë gjyshja e saj që ka bërë denoncim në Polici mjekët, që sipas saj nuk kanë ndërhyrë në momentin e duhur për të shpëtuar foshnjën. Burime nga Policia për Report TV sqarojnë se kanë sekuestruar kartelën shëndetësore të nënës nga Saranda.

Tashmë është Prokuroria e Tiranës që do të zhvillojë hetimet për mjekët që dyshohet se nuk kanë vepruar në kohë për të shpëtuar foshnjën. Bluzat e bardha akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, vepër penale që parashikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg.

Ndërkohë i kontaktuar nga Report TV, drejtori i Martiniteti ?Koço Gliozheni? Genci Hyka tha se nuk mund të komentojë rastin përderisa çështja është në hetim.

Ndër për më shumë detaje rreth vdekjes së foshnjës dhe shpjegimit të mjekëve në Polici

Buy Now on CodeCanyon