Surprise Me!

Ora News - Ekspozita "Tragjedia e Çamërisë flet" ka mbërritur në Durrës

2018-12-09 7 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasija" të qytetit bregdetar, shoqatat kulture atdhetare "Labëria" dhe "Ismail Qemali", në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve të Vlorës, "Petro Marko", kanë çelur një ekspozitë fotografike të realizuar nga fotografi i vjetër, 92-vjeçari me origjinë nga Çamëria, Skënder Beqiri.

Në këtë ekspozitë, e cila kishte të ekspozuara mbi 750 fotografi të periudhave të ndryshme, ku përfaqësoheshin bijtë e Çamërisë në të gjitha etapat e historisë së kësaj krahine të lashtë, duke përfshirë kontributin e dhënë në shpalljen e pavarësisë, periudhën e gjenocidit dhe shpërnguljen e tyre me forcën e armëve, kontributin në luftën antifashiste nacional-çlirimtare dhe persekutimin e tyre të mëtejshëm në burgjet e komunizmit.

Lidhur me këtë ekspozitë, e cila është puna e një jetë e fotografit çam, 92 vjeçari Skënder Beqiri, autori bën me dije se këto foto historike janë fryt i përkushtimit dhe dashurisë së tij ndaj vendlindjes e cila ka pasur një histori të hidhur.

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, përfaqësues të shoqatave nismëtare për çeljen e ekspozitës dhe të shoqatës "Çamëria" si dhe përfaqësues të komunitetit çam e të kulturës.

Ekspozita "Tragjedia e Çamërisë flet" pas Durrësit, sipas organizatorëve do të shtegtojë edhe në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, e me pas në Kosovë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekspozita-tragjedia-e-camerise-flet-ka-mberritur-ne-durres

Buy Now on CodeCanyon