Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e fshatit Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit vijojnë të përballen me probleme. Dikur ata vuanin mungesën e një ure, duke bërë që të rrezikonin jetën teksa udhëtonin drejt Burrelit.

Por rreth 1 vit më parë, Bashkia e Matit dhe Ministria e Mbrojtjes ndërtuan urën tip ?Baley?, duke zgjidhur përfundimisht problemin në fjalë. Por tashmë problemi i banorëve mbetet gjendja e rrugës. Banorët thonë se rruga është e pakalueshme sidomos në ditë me shi.

Në këto kushte ata detyrohen t?i parkojnë makinat përgjatë rrugës që nga rruga nacionale e deri në afërsi të urës së fshatit. Por ky nuk është problemi i vetëm për këta banorë.

Ata thonë se janë ndjerë të braktisur nga të gjitha forcat politike në këto 28 vite demokraci. Banorët thonë gjithashtu se ndjehen të dorëzuar pasi ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër,

Fshati Stojan është ndër fshatrat më të vështirë të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit. Banorët vazhdimisht kanë kërkuar mbështetjen e instancave vendore e qendrore, por në mungesë të mbështetjes së tyre, fshati po braktiset çdo ditë e më shumë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fshati-stojan-dikur-vuante-ure-sot-rruge