Surprise Me!

Kengetaret ndahen per te marre pjese ne Kengen Magjike?

2018-12-09 1 Dailymotion

Dy humoristët Erion Isai dhe Bes Kallaku kishin konstatuar një detaj shumë interesant në këtë ediocion të 20-të të festivalit "Kënga Magjike". Sipas tyre, pjesa më e madhe e këngëve të këtij viti janë me dhimbje, flasin për vuajtje, dashuri të humbur etj.

Ata renditën disa prej këngëve, ndërsa aluduan se këngëtarët presin ndahen në Dhjetor enkas për të marrë pjesë tek "Kënga Magjike".

Erion Isai: Ky vit ka pasur këngë shumë të bukura në këtë edicion të 20-të të Këngës Magjike, super këngë, vetëm një gjë se kuptoj, të gjitha këngët vetëm me dhimbje.

Bes Kallaku: Ore përse qajnë kaq shumë këtu në Këngë Magjike?

Erion Isai: Të gjithë këngëtarët e lenë të ndahen nga dashnorët në Dhjetor, për të bërë këngë për Këngën Magjike, se nuk ka mundësi.

Bes Kallaku: More çdo tekst kënge, çdo fjalë kënge, vetëm dhimbje. Pas këngës Magjike duhet të hapësh një kështu, rehabilitim për këngëtarët e dhunuar. Nuk di çfarë të them. Ka kaq shumë këngë me dhimbje, sa kënga më ritmike titullohet "Vuj".

Erion Isai: Ja, të ta bëj me analizë. Titujt e këngëve të këtij viti: Mentor Haziri-M'ke vra. Ka hyrë në gjak për Këngën Magjike.

Bes Kallaku: Flor Mumajesi-Plas, si me qenë prej Fushë-Kruje.

Erion Isai: Rozana Radi-Kur përfundon një dashuri si kjo e jona.

Bes Kallaku: Ky është komplet teksti i këngës apo jo?

Erion Isai: Jo, jo është titulli.

Bes Kallaku: Jo më se bën shaka, është komplet teksti. Ç'është ky titull kënge sa tre këngë bashkë? Pastaj e keni parë Rozana Radin? Ka 5 vjet që qan në Këngë Magjike. Ore Rozana nuk vjen me kënduar, vjen me u kënduar në Këngë Magjike.

Erion Isai: Do më? Ardit Çuni-Qaj.

Bes Kallaku: Fifi-Psikopatja jote. Ore këta s'janë mirë more. Mirë kjo, por të bësh këngë për lotot, për skediant, për garat me qentë...

Erion Isai: Këtu ia fute kot, ku ka në "Këngë Magjike" këtë vit këngë për lotot?

Bes Kallaku: Ja më sa mbaruan, Artiola Toska me Brunon. I dogji më ndeshja e fundit, s'iu hap kafazi më...

Ardit Gjebrea: Çuna jeni gati që të prezantojmë një çmim apo jo?

Bes Kallaku: Jam gati të prezantojmë një çmim, vetëm të lutem Ardit, kam shumë dëshirë që çmimi që ne do japim të mos të jetë duet dhe të mos puthen.

Ardit Gjebrea: Përse?

Bes Kallaku: Në 20 vite në Këngë Magjike, kush është puthur në këtë skenë janë ndarë.

Erion Isai: Unë nuk di të ketë ndonjë çift këtë vit...

Bes Kallaku: Ka më ka, Aurela me Eli Farën...//tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon