Surprise Me!

Ora News - Videoeditoriali i Zhejit: Cili është sot shansi i fundit i Kryeminsitrit…

2018-12-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Peri këputet kur hollohet, zu-llumi, kur trashet, ma thoshte shpesh gjyshja ime këtë fjalë të urtë, që vonë e kuptova, por ti kryeministër akoma jo!

Habitem Ramë, si munde të mbrrish deri këtu, të udhëhiqesh nga kafkat bosh nga trutë, vetëm sepse, marrin në gojë, fjalët e tua, i lëpijnë dhe i mbllaçisin dhe të kanë mbushur mendjen tënde të turbulluar, se ky popull është fare budalla dhe me nerv të vdekur!

Si beson kaq shumë se gënjeshtrat e tua, janë kaq trushplarëse dhe kaq magjike, madje që shërojnë dhimbjet dhe hutojnë turmat, sa herë që ti bën, nën efektin e traphanes që ke mbledhur rreth teje, përsëritjen e pafund të gënjeshtrave të tua, që kanë humbur art e finesë, e vijnë tashmë era qofte tymi, era hudhra e turshi buti.

Kujton ti, se multimilionerët me të cilët je rrethuar, që pas darkave mondane me verë e krudo, janë këshilltarë dhe koka të mençura të kombit?

Kujton se mjaftojnë paratë dhe llokmat që shpërndan si i dehur, të ngopin edhe ëndrat dhe nevojat e të gjithëve?

Po ecën si i marrë në një rrugë pa krye, rrethuar nga njerëz që në vend të kokave kanë kasaforta, të cilët kanë thikat e gjata të fshehura nën brez, në pritje të rrëshqitjes tënde, që ka filluar me tërsëllimë.

Tani do fillosh të korrësh pabesinë tënde që ke mbjellur ditë pas dite, ndaj shqiptarëve që shqepe me gënjeshtra dhe poshtrime.

Nuk kam aspak gëzim, që ti Ramë, rrezikon të paguash më shumë se kushdo tjetër, të gjitha faturat e pisllëkut shumëvjeçar korruptiv të këtij vendi, sepse në të vërtetë, ti re viktimë e talentit tënd prej perfeksionisti dhe pasionit për penelat e hollë.

Me ustallarët e kalemxhinjtë që ke në oborrin qeverisës, në vend që të pastroje pisllëkun, në të vërtetë e shndrrove në art edhe makinerinë e llumit dhe zhvatjes së ministrave, drejtorëve, apo shokëve të tavolinave të tua prej pijetari të rilindur.

Shkurtove asistencën e të varfërve, mblodhe paratë e energjisë së shpërdoruar me polici e burg, rrite taksat gjithkund, perfeksionove mekanizmin e zhvatjes së tyre në çdo qelizë të popullit, përjashtuar oligarkët që realisht paguajnë më pak se kushdo tjetër në raport me fitimet e tyre përrallore, dërgove policë e rrahës mbi popullin tënd që të votoi, burgose e dreqose dynjanë, pa mëshirë.

E bëre gjithë këtë me maskën gënjeshtare të reformatorit shtetformues e Rilindas, por e vërteta ishte se shushunjat që janë dhe kabineti yt qeverisës, të kërkonin gjithmonë e më shumë para në arkë, sepse oreksi i zhvatjes ka kapërcyer sot çdo përfytyrim.

Nuk pranojnë më zarfa, por duan çanta të rënda me para ministrat e tu, duan transferta bankare në parajsa fiskale, duan jahte dhe harem me putana të shtrenjta dhe vila në çdo cep lluksoz të globit? dhe të gjitha këto duan shumë para, që Cica e tharë e Shqipërisë, nuk i shtrydh dot më.

Sepse as ti e as unë, nuk mund ta përfytyrojmë se si mund të mbahet fryma dhe zotnillëku gjallë e robit që me 200-300 mijë lekë në muaj duhet të zgjidhë ekuacionin e tij ...

Buy Now on CodeCanyon