Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Këtë të mërkurë (12 dhjetor) studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Ora News do vijoje transmetimet live dhe ta ndjeke hap pas hapi protesten e studenteve ashtu siç ka bërë këto ditë.

Ora 10:18 Studentët e Mjekësisë po bashkohen te Ministria e Arsimit

Ora 10:09 Tek Ministria e Arsimit mbërrijnë studentët dhe gjimnazistët e parë. Mes tyre janë studentët e Shkencave Sociale.

Ora 10:07 Studentët e Universitetit Bujqësor janë të dyzuar se ku do të protestojnë, para MAS apo te Kryeministria

Ora 09:40: Studentet mbeshteten nga qytetaret

Studentët e Fakultetit te Shkencave Sociale kanë marshuar drejt 21 dhjetorit duke bllokuar për disa minuta trafikun por më pas kanë vijuar drejt ministrise se Arsimit. Studentët kanë pasur dhe përkrahjen e qytetarëve dhe drejtuesve të makinave
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-jave-rezistence-para-mas-studentet-sot-proteste-te-heshtur-me-libra-e-flete-te-bardha